Lidhje

Bashkëpunimi Shqipëri-Mal i Zi për turizmin

  • Pëllumb Sulo

Në Shkodër u nënshkrua sot marrëveshja mes policisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi për shërbime të përbashkëta policore gjatë sezonit turistik veror. Marrëveshja, parashikon edhe lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar si dhe forcimin e luftës së përbashkët kundër krimit. Pak ditë më parë, policia e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje të tillë edhe me policinë e Kosovës, ndërkohë që është paralajmëruar një marrëveshje e ngjashme edhe me atë të Maqedonisë.


XS
SM
MD
LG