Lidhje

Një tjetër kandidat demokrat në garën presidenciale


Sfidat do të jenë të mëdha për zotin O’Malley në përballjen me kandidaten kryesore demokrate, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Por, 52-vjeçari shpreson se votuesit do të frymëzohen nga përpjekjet e tij për të legalizuar martesën e homoseksualëve në Merilend, si dhe për heqjen e dënimit me vdekje dhe për rritjen e pagës minimale për punëtorët me rroga të ulëta.

Deri më tani, zoti O’Malley nuk ka siguruar mbështetje të konsiderueshme politike. Ai ka shërbyer për tetë vjet si guvernator i shtetit Merilend, dhe shpalli kandidaturën e tij nga qyteti i Baltimorës, i cili një muaj më parë u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të trazirave në lagje të varfëra pas vdekjes së një të riu afrikano-amerikan gjatë arrestimit nga policia. Zoti O’Malley ka qenë gjithashtu kryetar bashkie dhe ka qenë një ndër mbështetësit e politikës së “tolerancës zero” ndaj shkelësve të ligjit, një politikë që ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të varfëra dhe policisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG