Lidhje

Maltë, rrëmbyesit e avionit lirojnë pengjet


Kryeministri maltez, Joseph Muscat, tha se rrëmbyesit e avionit që u ul sot në Maltë u dorëzuan dhe se kriza e pengjeve ka marrë fund.

Avioni Airbus A 320 i një linje fluturimesh të brendshme të Libisë ishte rrëmbyer dhe ishte ulur në Maltë nga persona që thoshin se kishin granata dore.

Në komentet që bëri në Twitter, zoti Muscat tha se rrëmbyesit u larguan nga avioni bashkë me pjesëtarët e fundit të ekuipazhit dhe se më parë ata kishin liruar të 109 udhëtarët.

Sipas kryeministrit, rrëmbyesit ishin dorëzuar, ishin kontrolluar dhe ishin vënë në arrest.

Avioni po fluturonte nga Sebha në jugperëndim të Libisë për në Tripoli si pjesë e kompanisë shtetërore Afriqiyah Airways.

Njëri nga rrëmbyesi i kishte deklaruar më parë ekuipazhit se ishte "pro Gadafit", ish-udhëheqësi libian që u vra në kryengritjen e vitit 2011.

Malta ndodhet rreth 500 kilometra në veri të bregdetit libian.

XS
SM
MD
LG