Lidhje

Rifillojnë kërkimet për avionin malajzian


Operacionet e kërkimit për avionin e shoqërisë "Malaysia Airlines" kanë rifilluar në Oqeanin Indian.

Tre anije marrin pjesë në operacionin kërkimor të financuar nga qeveria malajziane dhe ajo hollandeze. Ekipet do të përdorin sonarë, kamera nënujore dhe sensorë për të kërkuar në tabanin e detit për avionin që u zhduk shtatë muaj më parë me 239 vetë në bord.

Ekspertët kanë analizuar sinjalet që dërgoi avioni para zhdukjes për të përcaktuar koordinatat për kërkim në ujërat oqeanike, 1800 km në perëndim të Australisë.

XS
SM
MD
LG