Lidhje

Maqedoni, Festivali i kinematografisë “Vëllezërit Manaki”

  • Isak Ramadani

Në qytetin e Manastirit, në Maqedoni, po mbahet festivali i kinematografisë “Vëllezërit Manaki”, ku po marrin pjesë aktorë, regjisorë e producentë filmash nga disa vende të botës dhe rajoni. Juria e festivalit i dha çmimin kryesor aktores me famë botërore Zhuliet Binosh.

Aktorja, fituese e çmimit Oskar, e cila erdhi në qytetin e Manastirit për ta marrë çmimin e “Vëllezërve Manaki”, tha se ishte befasuar nga lokalitetet antike që kishte vizituar në këtë zonë.

Ajo foli për një bashkëpunim të shkëlqyer që tha se ka pasur me shumë regjisorë dhe njerëz të filmit, ndërsa theksoi “nevojën për besimin e ndërsjellë që skenat të dalin sa më bukur”.

Krahas Zhuliet Binosh, në Manastir kanë udhëtuar edhe dy fitues të tjerë të çmimeve Oskar: Luka Bigaci dhe Kris Menxhis.

Ky është edicioni i 35-të i festivalit, ku do të shfaqen 76 filma.

XS
SM
MD
LG