Lidhje

Mandela nën kujdes mjekësor në spital


Zyrtarët në Afrikën e Jugut thonë se ish-presidenti Nelson Mandela u shtrua mbrëmë në një spital të Pretorias. Presidenti Jacob Zuma e vizitoi sot zotin Mandela dhe tha se laureati i çmimit Nobel dukej mirë dhe ishte në mes të kujdesit.

Në një deklaratë të zyrës së Presidentit thuhej se ish-udhëheqësi 94-vjeçar po bën disa analiza dhe se nuk ka arsye për alarm. Jugafrikanet po shprehin shqetësim për udhëheqësin-ikonë. Ata u mblodhën në Kishën katolike Regina Mundi në Soveto, ku u lutën për të.

Gjatë viteve të fundit zoti Mandela nuk ka dalë në publik për shkak të gjendjes shëndetësore delikate. Nelson Mandela u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut në vitin 1994. Ai kishte kaluar 27 vjet të jetës së tij në burg, ngaqë kishte luftuar kundër apartejdit.
XS
SM
MD
LG