Lidhje

Udhëheqësit botërorë nderojnë Nelson Mandelën


Udhëheqës nga mbarë bota sot do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të Nelson Mandelës, udhëheqës i anti-aparteidit, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 95 vjeçare.

Afrika e Jugut thotë se ka pasur "interes të jashtëzakonshëm" nga udhëheqësit e botës të cilët kanë pshprehur dëshirën për të marrë pjesë në ceremoninë në Johanesburg, ku pritet të jenë të pranishëm më shumë se 80 krerë shtetesh, mbretër dhe zyrtarë të lartë qeveritarë.

Zoti Mandela u bë presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut në vitet 1990 pasi kaloi 27 vjet në burg për shkak të angazhimit të tij në luftën kundër aparteidit.
Në mesin e udhëheqësve të cilët pritet të mbajnë fjalime në këtë ceremoni janë Presidenti amerikan Barak Obama, Presidenti i Kubës Raul Castro, dhe Presidentja braziliane Dilma Rousseff.

Ngjarja do të mbahet në stadiumin kryesor të Johanesburgut, i cili u përdor në ndeshjet finale të Kupës së Botës në futboll në vitin 2010. Janë ndërmarrë masa të lart sigurie për ceremoninë në të cilën pritet të marrin pjesë 80 mijë njerëz. Në këtë stadium, zoti Mandela bëri paraqitjen e tij të fundit publike në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës në futboll, hera parë që ajo u organizua në një vend të Afrikës.
XS
SM
MD
LG