Lidhje

Udhëheqës botërorë nisen drejt Pretorias


Udhëheqës botërorë janë nisur për në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në funeralin e Nelson Mandelës, udhëheqësi i anti-aparteidit që vdiq javën e kaluar në moshën 95 vjeç.

Presidenti amerikan Barack Obama u nis sot në mëngjes nga Uashingtoni, i shoqëruar nga Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-Presidenti George W. Bush dhe gruaja e tij Laura. Ish-Presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter po ashtu do të marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore për nder të Mandelës.

George H.W. Bush, i vjetri është i vetmi president amerikan që është gjallë që nuk do të marrë pjesë, pasi nuk është në gjendje të bëjë udhëtime të gjata.

Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, thotë se ka pasur “një interesim të pashembullt” nga udhëheqësit botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet nën masa shumë të rrepta sigurie.

Kryeministri britanik, David Cameron, presidenti iranian Hassan Rouhani, Presidenti kubanez, Raul Castro dhe Sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon po ashtu pritet të marrin pjesë në ceremoni.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG