Lidhje

Mandela vazhdon në gjendje serioze


Afrika e Jugut thotë se ish presidenti Nelson Mandela vazhdon të jetë në gjendje serioze por të qëndrueshme në një spital në Pretoria.

Në një deklaratë të qeverisë të lëshuar sot thuhet se presidenti Jacob Zuma është njoftuar për gjendjen shëndetësore të zotit Mandela nga ekipi i tij mjekësor dhe është i kënaqur me përpjekjet e tyre për ta përmirësuar gjendjen e ish presidentit.

Ikona kundër aparteidit, i cili është 94 vjeç, u shtrua në spital të shtunën për shkak të një infeksioni në mushkëri, hera e katërt që ai shtrohet në spital për këtë problem që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Sot zëdhënësi i presidentit nuk pranoi t’i pëgjigjej pyetjes nëse zoti Mandela ishte me ndjenja, i aftë të fliste dhe të merrte frymë.
XS
SM
MD
LG