Lidhje

Mandela, operacion për gurët në tëmth


Qeveria e Afrikës së Jugut njoftoi se ish-presidenti Nelson Mandela i është nënshtruar një procedure kirurgjikale për heqjen e gurëve në tëmth. Operacioni u krye dje, në ditën e tij të nëntë në spital, ku po mjekohej për infeksion në mushkëri.

Në një deklaratë nga presidenca e Afrikës së Jugut thuhej se mjekët i bënë një endokopi ish presidentit 94-vjeçar. Në deklaratë thuhej se procedura ishte e suksesshme dhe se zoti Mandela po shërohet. Ikona e anti-aparteidit u shtrua në spital në Pretoria një javë më parë.

Nelson Mandela ishte presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Ai ka kaluar 27 vjet në burgjet e apartejdit, para se të bëhej president në vitin 1994. Zoti Mandela doli në pension në vitin 1999 dhe që atëhere ai i ka pakësuar shfaqjet në publik, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, që u bë më delikate.
XS
SM
MD
LG