Lidhje

Dita e Mandelës


Nelson Mandela mbushi 94 vjeç të mërkurën, më 18 korrik. Megjithëse ai është tërhequr nga jeta publike, një studim i kohëve të fundit tregon se heroi jugafrikan është emri i dytë më i njohur në botë, pas Coca-Colës. Atë e duan të gjithë dhe ish-presidenti jugafrikan kontrollon përdorimin e imazhit të tij përmes një lufte të përditshme të fondacionit të tij.

Të gjelbra, të kuqe, me viza… koleksioni i ri i linjës 4-66-6-4, i ngjan stilit të këmishave që vesh Nelson Mandela. Kjo linjë veshjeje filloi vitin e kaluar dhe ka marrë si markë numrin e të burgosurit që kishte Nelson Mandela në burgun e Ishullit Rooben. Por drejtori ekzekutiv i firmës, Wayne Bebb, thotë se ai nuk është duke shfrytëzuar famën e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut.

“Ne nuk na lejohet ta komercializojmë Nelson Mandelën. Ne nuk e shfrytëzojmë imazhin e tij për rrobat që prodhojmë. Shumë rrallë mund të gjesh një imazh të tij në fushtatat tona të marketingut.”

Me të vërtetë, fytyra e zotit Mandela nuk është vënë në rroba. Por logoja e kompanisë ka dorën e tij. Kjo me sa duket nuk përbën problem për Qendrën e Kujtimit të Nelson Mandelës. Kjo organizatë është ngarkuar për të kontrolluar komercializimin e imazhit të Nelson Mandelës.

Zëdhënësja e qendrës, Sello Hatang, thotë se përpjekjet e komercializimit janë të jashtëzakonshme, që nga ora, bluza, filxhanë dhe madje edhe linja ushqimesh të çastit që duan të përdorin pa autorizim emrin e Mandelës.

“Më duket se rasti më i fundit ishte një kalendar, të cilin ne nuk e lejuam të botohej dhe shpërndahej. Komercializmi ekziston dhe ne përpiqemi shumë që njerëzit ta kuptojnë se vetë zoti Mandela nuk e përlqen këtë gjë, nuk ndjehet mirë me të”.

Fondacioni ka një numër mjetesh ligjore për të mbrojtur emrin e Mandelës. Por Sello Hatang thotë se organizata po ashtu e mbështet së tepërmi punën tek publiku.

“Në shumicën e rasteve, vetë publiku tmerrohet kur një kompani kërkon të abuzojë me imazhin e Mandelës. Prandaj, ne mbështetemi së tepërmi tek përfaqësues të publikut për të luftuar komercializimin e emrit të Mandelës. Po ashtu ne përpiqemi të mos e përqëndrojmë punon tonë tek Mandela si individ, por tek trashëgimia e tij.”

Specialisti i reklamave Jeremy Sampson, drejtor ekzekutiv i agjencisë së konsultimit Interbrand Sampson, thotë se fenomeni për shfrytëzimin e emrit të një personi për një markë është diçka e re.

“Mendoj se vetëm kohët e fundit njerëzit kanë filluar të mendojnë t’i japin markave të ndryshme emrin e njerëzve. Marka zakonisht ka të bëjë me shtimin e vlerës, apo për të krijuar atmosferën për diçka. Në rastin e Nelson Mandelës, ai ka emër të famshëm, ai është po aq i njohur sa edhe Che Guevara psh. Prandaj unë mendoj se duhet kërkuar ndihma e juristëve për çështjen e markave, ata ta drejtojnë këtë process.”

Por menaxhimi i këtij procesi dhe njihja e kufirit nuk është diçka e lehtë.
Fondacioni Mandela jep pëlqimin për mallra të ndryshëm që lidhen me ish-presidentin jugafrikan. Disa prej tyre madje kanë shkaktuar debate. Disa vjet më parë Organizata Mandela 4-66-6-4, që meret me parandalimin e virusit HIV, hyri në partneritet me firmën e prodhimit të mallrave luksoze Mont-Blanc për prodhimin e një rrethi për kyçin e dorës me numrin e famshëm të burgut. Kritikët thane se ky prodhim kaq luksoz nuk i përshtatej modestisë së zotit Mandela.

Por fondacioni Mandela thekson se një përqindje e konsiderueshme e të ardhurave nga prodhimet që mbajnë emrin e ish-presidentit përdoren për bamirësi dhe për çështje të rëndësishme për ish-presidentin. …Dhe jo çdo nismë që mben emrin e Mandelës përdoret për fitim, disa prej tyre janë për aktivizëm, përfshirë Ditën e Mandelës, që festohet çdo vit më 18 korrik.

Sello Hatang thotë se kjo ditë inkurajon afrikanojugorët dhe të gjithë njerëzit të përfshihen në aktivitete në shërbim të komunitetit dhe të ecin në gjurmët e zotit Mandela.
XS
SM
MD
LG