Lidhje

Ndikimi politik i Nelson Mandelës


Afrikano-jugorët thonë se ata janë pikëlluar për vdekjen e ikonës së luftës kundër aparteidit Nelson Mandela, luftëtari i lirisë që përmbysi rregjimin racist dhe u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit. Por duket se po shtohet pakënaqësia me partinë që zoti Mandela solli në pushtet, Kongresi Kombëtar Afrikan. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Johanesburg, Anita Powell foli me disa afrikano-jugorë të cilët përpiqen t’i shkëpusin ndjenjat e tyre personale nga ato politike.

Nelson Mandelës shpesh i pëlqente të bënte shaka kur thoshte se kur të vdiste, do të krijonte menjëherën në parajsë një degë të partisë Kongresi Kombëtar Afrikan.
Por këtu në tokë, partia që solli në pushtet në vitin 1994 duket se po e humbet shkëlqimin.

Afrika e Jugut zhvillon zgjedhjet kombëtare vitin e ardhshëm, në 20 vjetorin e transformimit të Afrikës së Jugut nga regjimi i pakicës së bardhë në demokraci. ANC-ja, sic njihet ndryshe kjo parti, ka dominuar politikën kombëtare qysh atëherë dhe udhëheqësit e saj shpesh shpesh përmendin përkushtimin e patundur të zotit Mandela ndaj partisë së tij –duke e bërë figurën e tij të lidhur ngushtë me partinë.
Por afrikano-jugorët thonë se që nga vdekja e zotit Mandela javën e kaluar, ata janë gjithnjë e më shumë në gjendje të veçojnë dashurinë e tyre për atë njeri nga kritikat në rritje për partinë e tij.

Afrika e Jugut mund të jetë e lire, por është larg të qenurit e barabartë, me afrikano-jugorët me ngjyrë në fundin e klasifikimit ekonomik. Papunësia është e lartë, 26 përqind. Partia në pushtet është goditur rëndë vitet e fundit nga një numër skandalesh korrupsioni.

66 vjeçari Frans Maloka jeton në qytetin e varfër të Aleksandrisë. Ai thotë se nuk ka më besim tek partia që i dha atij larinë dhe aq më pak tek presidenti i tanishëm Jacob Zuma.

“Nuk ka siguri. Unë nuk do të votojë më për ANC-në. Më mire ndonjë parti tjetër. Tani ne po vuajmë. ANC-ja nuk është më ajo që ishte. Ne votuam kur ishte Mandela. Tani kjo parti ka ndryshuar.”


Ai flet për partinë kryesore të opozitës, Aleancën Demokratike. Zëdhënësi i saj Mmusi Maimane, thotë se partia ka shmangur politikën pas vdekjes së zotit Mandela. Si shumë afrikano-jugorë, Maimane i referohet zotit Mandela me emrin e klanit të tij, Madiba.

“Si parti ne kemi mishëruar pikëpamjen se nuk duam të ndryshojmë fokusin tek politika. Kjo kohë i përket jetës së Nelson Mandelës, është festimi i arritjeve të tij, është për familjen e Madibës. Ta errësosh këtë me cështje politike do të ishte e padrejtë për një jetë të jetuar mire.”

Maimane thotë se partia e tij e pranon se zoti Mandela është pazgjidhshmërisht i lidhur me politikën. Por ai vë në dukje se kritikat për partinë e tij ishin shtuar shumë më përpara vdekjes së zotit Mandela.

“Kjo ndjenjë ka qënë në rritje pavarësisht vdekjes së Nelson Mandelës. Njerëzit po vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit të tyre. Në këtë kohë të vështirë njerëzit do të bëjnë deklarata të ndryshme. Ne pranojmë faktin se do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm që do të jenë interesante.”

Kjo përqasje ka krijuar atë shtresë që rrallë është parë jashtë Shteteve të Bashkuara: votuesit e pavendosur.

Punonjësi i ndërtimit, tani i papunë, Jan Mogano, 32 vjeç është një prej tyre. Ai thotë se është i shqetësuar se vdekja e zotit Mandela do të ulë mirëbesimin e botës tek Afrika e Jugut.

“Edhe me partinë në pushtet, ashtu si po shkojnë gjërat tani, mendoj se shumë njerëz nuk dine se për kë duhet të votojnë”.

Kjo është vërtetë trashëgimnia e zotit Mandela – një udhëheqës kaq frymëzues, kaq i përkushtuar, që shumë nuk arrijnë të shohin të ardhmen e vendit me mungesën e tij.
XS
SM
MD
LG