Lidhje

Lamtumira e fundit për Mandelën


Afrika e Jugut i dha sot lamtumirën e fundit ish-presidentit Nelson Mandela në fshatin ku ai u rrit në Kepin Lindor. Varri i Mandelës ndodhet në një pjesë toke të familjes së tij. Pjesa e fundit e udhëtimit të tij 95 vjeçar filloi në një rrugë me kthesa e cila të çon tek memoriali i fundit publik i njeriut të njohur si “Madiba.”

Krerë shtetesh dhe personalitete të tjera ishin sot mes mijërave njerëzve që ndodheshin atje për ceremoninë e varrimit të ikonës së anti-aparteidit në kompleksin Mandela në Qunu. Mandela u përmend si një burrë shteti me dimensione globale dhe me një pasion të madh për barazi e humor.

“Ai ishte gjithashtu një gjysh i rreptë. I detyronte kushërinjtë e mi Mbuso dhe Ndaba të rregullonin rrobat, pasi kishin ardhur nga shkolla, dhe pastaj të shkonin të flinin. Ishte shumë i disiplinuar dhe na përgatiti të jemi individë të aftë me apo pa të.”

Presidentja malaviane Joyce Banda thotë se zoti Mandela luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetëve të njerëzve, edhe të grave që dëshirojnë të jenë udhëheqëse.

“Lufta kundër sistemit të aparteidit në të cilën gjendej Madiba nuk ishte vetëm kundër pabarazisë racore, por një luftë kundër të gjitha formave të shtypjes. Një luftë për demokraci dhe dinjitet njerëzor. Ishte një luftë për të rinjtë. Për sigurinë sociale të fëmijëve. Ishte dhe një luftë për pjesëmarrjen e grave në politikë, tregti, dhe pozita të larta.”

Para ceremonisë së sotshëme, qindra njerëz përkujtuan jetën e zotit Mandela duke ndezur qirinj në Kejp Taun.

“Sot kemi këtë liri, këtë pushtet në duart tona. Kemi njohurinë se ku jemi, dhe ku duam të shkojmë. Falë atij ne ecim në rrugët ku ecim sot. Po falë tij, ne punojmë dhe rrimë ku të duam. Dhe këto nuk do të kishin qenë të mundura pa të.”

“Një njeri i madh, por unë mendoj se është më e rëndësishme ndoshta idetë që ai përkrahte, se sa vetë ai. Një burrë që zgjodhi të përpiqej të shëronte një komb të ndarë.”

Varri i zotit Mandela ndodhet në një pjesë toke të familjes së tij.

XS
SM
MD
LG