Lidhje

Kosovë, manifestim kundër homofobisë


Grupe qytetarësh dhe përfaqësuesish të institucioneve vendase e ndërkombëtare në Kosovë, morën pjesë sot në një manifestim në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër homofobisë.
Në një njoftim të Qendrës për zhvillimin e grupeve shoqërore, thuhet se Kosova ka bërë përparim në këtë drejtim duke siguruar mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBT me anë të ligjeve të ndryshme duke përfshirë ndalimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe duke ndëshkuar më ashpër ata të cilët nxisin urrejtje ose sulmojnë dikë, për shkak të perceptimit apo orientimit seksual. Megjithatë, qendra tërheq vërejtjen se zbatimi i ligjeve ende mbetet i dobët, në shumë raste të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT mbeten të pa mbrojtura dhe problem kryesor ende mbetet “urrejtja e vazhdueshme”. Zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT thonë se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria.
XS
SM
MD
LG