Lidhje

Manjati rus Prokorov do të kandidojë për president


Manjati rus Prokorov do të kandidojë për president
Manjati rus Prokorov do të kandidojë për president

Manjati rus Mikhail Prokorov thotë se do të vendosë kandidaturën për president në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, një sfidë kjo ndaj udhëheqësit rus.

Prokorov që është edhe pronari i ekipit të basketbollit Nets të New Jersey-t tha sot se vendimi për të kandiduar është më i rëndësishmi i jetës së tij.

Autoriteti i kryeministrit Putin ka pësuar një goditje nga protestat masive kundër zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit për të cilat veprimtarët e opozitës thonë se u manipuluan në favor të partisë së tij Rusia e Bashkuar. Dhjetra-mijëra vetë u mblodhën të shtunën në Moskë për të kërkuar ripërsëritjen e votimete. Ishte një nga protestat më të mëdha anti-qeveritare në Rusi që në vitet 1990.

Zoti Putin synon të rimarrë postin që mbajti nga viti 2000 deri në 2008 dhe të emërojë në postin e kryeministrit presidentin aktual Dmitry Medvedev. Edhe ky shkëmbim postesh nga zemëruar shumë rusë.

Presidenti Medvedev tha të dielën se autoritetet do të bëjnë hetime për akuzat për manipulim zgjedhjesh. Por zëdhënësi i zotit Putin tha sot se rastet e manipulimeve preknin vetëm 1 për qind të numrit të përgjithshëm të votave dhe se ato nuk do të ndikonin në legjitimitetin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG