Lidhje

Manning sot para gjykatës ushtarake


Reshteri Bradley Manning akuzohet se i ka dhënë faqes elektronike Wikileaks qindra mijëra dokumenta sekrete

Një ushtar amerikan del sot në gjyq nën akuzat se i ka dhënë faqes elektronike Wikileaks qindra mijëra dokumenta sekretë.

Reshteri Bradley Manning mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse një gjykatës ushtarak e shpall fajtor.

Manning u arrestua në vitin 2010. Ai ka pohuar se i ka transferuar faqes Wikileaks informata, duke thënë se synonte të nxiste një debat publik mbi politikat amerikane dhe luftrat në Irak dhe Afganistan.

Por prokurorët do të ngrenë argumentin se reshteri ka vënë në rrezik jetë të ushtarëve amerikanë.

Informatat e nxjerra përmbanin ndër të tjera edhe video të një helikopteri amerikane duke qëlluar mbi Bagdat, ku gjetën vdekjen edhe civilë.

Përkrahësit e Manning thonë se ekspozoi gabime që Pentagoni nuk do t’i kishte pohuar kurrë.
XS
SM
MD
LG