Lidhje

Transformimi gjinor në fokus

  • Adam Phillips

Reshteri Bradley Manning, i cili u dënua ditët e fundit me 35 vjet heqje lirie në një burg ushtarak se kishte nxjerrë dokumente sekrete, njoftoi se është transformuar në femër, megjithëse pamja e tij fizike është ajo e një mashkulli. Manning nuk është i vetëm. Qindra mijëra njerëz nëpër botë e konsiderojnë veten të transformuar seksualisht, pra gjinia e tyre aktuale është e ndryshme nga gjinia e tyre biologjike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Adam Phillips, foli me një eksperte të kësaj fushe lidhur me kuptimin e trasnformimit gjinor dhe me një grua që e filloi jetën si burrë.

Deklarata e ushtarit Manning ka nxjerrë në vëmendje këto ditë termin “transformim gjinor’’. Kelly Wise, eksperte e seksualitetit njerëzor dhe terapiste, shpjegon se çfarë do të thotë ky term.

“Përgjithësisht është dikush që lufton me trupin me të cilin është lindur. Ata nuk ndjehen të lidhur me të, ata janë të lidhur me gjininë e kundërt. Kjo zakonisht ndodh herët në jetë, kur një person ndjehet ndryshe”.

Zonja Wise thotë se kjo është një gjendje që ndihmon kuptimin e seksit mashkull apo femër, si dhe kufirin e etiketimit social të sjelljes “mashkullore” apo “femërore”.

“Seksi është ana biologjike e trupit, kromozomet, hormonet, organet gjenitale. Ndërsa gjinia është më tepër një përkufizim social, ashtu si ne i veshim vajzat me rozë dhe djemtë me blu, ose themi se djemtë do të bëhen futbollistë dhe vajzat balerina. Këto janë gjëra që jo gjithmonë lidhen me seksin e individit”.

Kjo për eksprten Wise shpesh shoqërohet me thimbje të thellë psikologjike. Ajo shpjegon se kur njerëzit vendosin të shkojnë tek ajo, kanë kaluar një periudhë shumë të gjatë të jetës duke u menduar se cilët janë.

Para më shumë se 10 vjetësh, 44 vjeçarja Laura Jacobs filloi terapinë e hormoneve që më në fund do ta bënte atë fizikisht grua.

Sot ajo është fizioterapiste në Nju Jork që ndihmon të tjerët të ndryshojnë gjininë, ashtu si dhe ajo. Ajo thtotë se transformimi gjinor është më i lehtë tani se në të kaluarën.

“Nuk e kisha parashikuar kurrë se sa ndryshime do të bëheshin. Edhe në dy vjetët e fundit ndryshimet kanë qënë të ndjeshme, e aq më tepër gjatë jetës time. Unë kam klientë që janë 15 apo 16 vjeç, por edhe në të 50at dhe të 60at që kanë ardhur tek unë dhe kanë mbështetjen e familjeve, miqve, komuniteve dhe shkollave të tyre”.

Jacobs thotë se rruga që ajo ndoqi kishte qënë disa herë e vështirë, por edhe tani nuk është gjithnjë e lehtë.

“Ka mjaft mënyra për ta bërë jetën më të lehtë, nëse unë nuk do të kisha vendosur ta bëja këtë trasformim. Por më në fund unë vendosa dhe tani ndjehem mirë. Kjo më jep mundësinë ta jeton jetën ashtu siç nuk do ta kisha jetuar kurrë më parë”.

Edhe pse pranimi shoqëror është një rritje për njerëzit e trasformuar seksualisht, për ta dhe për shoqërinë shtohet pyetja nëse është terapia e hormoneve apo ndryshimi kirurgjik i seksit një procedurë kozmetike, stil jetese, apo nevojë mjekësore? Çfarë sigurish mjekësore ekzistojnë për këtë procedurë dhe si duhet t’i sistemojnë institucionet publike, si shkollat dhe burgjet, për shembull, njerëzit që kanë ndryshuar gjini? Kjo është një çështje me të cilën do të merren së shpejti gardianët e burgut në rastin Manning.
XS
SM
MD
LG