Lidhje

Reshteri amerikan Manning deklaron pafajësinë


Çështja gjyqësore kundër tij përfshin skandalin më të rëndë të nxjerrjes së sekreteve në historinë amerikane

Reshteri amerikan Bradley Manning ka deklaruar pafajësinë ndaj akuzave se ka ndihmuar armikun, duke nxjerrë sekrete qeveritare. Çështja gjyqësore kundër tij përfshin skandalin më të rëndë të nxjerrjes së sekreteve në historinë amerikane.

I akuzuari Manning deklaroi pafajësinë për akuzat më të rënda në akt-padinë me 22 akuza për nxjerrjen e qindra, mijëra dokumenteve sekrete, të cilat përfunduan në faqen Wikileaks. Më parë ai ka pranuar fajësinë për disa akuza më të lehta.

Ai pritet të japë zyrtarisht dëshmi gjatë seancës paraprake sot. Gjyqi ushtarak fillon më 3 qershor.

XS
SM
MD
LG