Lidhje

Manovra të përbashkëta ushtarako-detare Rusi-Kinë


Kina dhe Rusia po zhvillojnë sot manovra të përbashkëta ushtarake në Detin e Verdhë ndërmjet brigjeve të Kinës dhe gadishullit Korean.

16 mjete lundrimi dhe dy nëndetëse kineze si dhe katër anije luftarake ruse do të marrin pjesë në manovrat gjashtë ditëshe.

Manovrat përfshijnë mbrojtje anti-ajrore, taktika kundër sulmeve të nëndetëseve, misione për kërkim-shpëtim dhe simulimin e një operacioni për të shpëtuar pengjet në një anije të rrëmbyer.

Dy ish-rivalët e Luftës së Ftohtë kanë kryer katër manovra ushtarake dy-palëshe dhe shumë-palëshe që nga viti 2005.

XS
SM
MD
LG