Lidhje

Udhëheqësi i ri taleban: Xhihadi do të vazhdojë


Talebanët kanë nxjerrë një mesazh të regjistruar të udhëheqësit të tyre të rij Mullah Akhtar Mansoor, që kishte si synim të siguronte udhëheqësit dhe klerikët talebanë se xhihadi taleban do të vazhdojë derisa sistemi islamik të vendoset në Afganistan.

Ai thotë se të gjitha vendimet do të merren duke respektuar ligjin islamik, qoftë lufta apo bisedimet e paqes dhe i këshilloi pasuesit e tij të mos ia vënë veshin zërave të përhapur për fushatën talebane.

Mansoor tha se udhëheqja talebane do të bëjë të gjitha përpjekjet për të ruajtur unitetin e brendshëm me çdo kusht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG