Lidhje

Manuel Noriega kthehet në atdhe

  • Zëri Amerikës

Manuel Noriega kthehet në atdhe

Manuel Noriega kthehet në atdhe

Manuel Noriega, diktatori ushtarak i viteve 1980, u kthye sot në atdhe ku përballet me perspektivën e dy dekadave të tjera në burg për krime të kryera gjatë regjimit të tij.

Noriega sundoi Panamanë me një dorë të hekurt gjatë viteve 1980, kur ai paguhej gjithashtu nga Agjencia Qendrore Amerikane e Xbulimit. Ai u rrëzua nga pushtetit përmes ndërhyrjes amerikane në vitin 1989.

Pasi u burgos në Shtetet e Bashkuara nën akuza për trafik droge, Noriega u ekstradua në Francë ku kreu dënimin për pastrim parash. Gjatë më shumë se 20 vjetëve në burg, ai u dënua në Panama për vrasjen e kundërshtarëve politik, përfshi Hugo Spadaforan në vitin 1985 të cilin i preu kokën.

Ish udhëheqësi 77 vjeçar kualifikohet për arrest shtëpie për shkak të moshës. Qeveria panameze do të jetë ajo që do të vendosë.

Protestuesit u mblodhën para kthimit të tij dhe i bën thirrje qeverisë ta mbajë Noriegën në burg.

XS
SM
MD
LG