Lidhje

Maqedoni: 20 personat e ndaluar dalin para gjykatësit

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Sot në mëngjes organet maqedonase të rendit i kanë nxjerrë para gjykatësit hetues njëzet personat e ndaluar dje. Pesë vetë akuzohen për vepra terroriste. Siç ka bërë të ditur ministrja e brendëshme Gordana Jankullovska, tre nga ata dyshohen si autorë të drejpërdrejtë të vrasjes më 12 prill të pesë maqedonasve në rrethinat e Shkupit, ndërsa dy të tjerë akuzohen për fshehjen e autorëve dhe ndihmën për ta kaluar kufirin me Kosovën. Dy nga pesë të akuzuarit për terrorizëm janë në arrati. Ndërkohë, komuniteti ndërkomëbtar bën thirrje për qetësi.
Forca të shtuara policore, me maska dhe të armatosur i sillnin të ndaluarit në Gjykatën e Apelit në Shkup. Ata e e kanë kaluar natën nëpër stacionet e policisë. Ndër ta kishte dhe një burrë dhe një grua rreth moshës gjashtëdhjetë vjeçe, si dhe dy vajza. Pesë persona akuzohen për vepra terroriste. Dy nga të pestët, sipas ministres së Rendit Gordana Jankullovska, ndodhen në arrati. Të ndaluarit e tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje.
Kryeprokurori i përgjithshëm i Maqedonisë Lupço Shvërgovski u ka thënë mjeteve të informimit se prokuroria do të kërkojë dënime maksimale për autorët e vrasjes në fshatin Smilkovcë. Ai është shprehur se kjo është një vepër më e rëndë penale – terrorizëm për çka parashihet burgim i përjetshëm. Prokuroria pret nga policia të dorëzojë dëshmi biologjike dhe të dhëna materiale për një aktpadi cilësore.

Ndalimet janë bërë në lagjet Seravë, Shutkë, Hasanbeg dhe Haraçinë të Shkupit të banuara me shqiptarë.
Nga pamjet e regjistruara nga vetë policia, megjithatë nuk duken tipare radikale islamike tek një pjesë e madhe e të ndaluarve, siç janë mjekrat e gjata përmes të cilave opinioni publik i vlerëson ata si radikalë islamikë. Ndërkohë, duken fotografi të ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çirimtare Kombëtare. Autoritetet e rendit kanë thënë se të ndaluarit kishin marrë pjesë në luftime, në radhët e talebanëve, kundër trupave të Natos në Afganistan dhe në Pakistan.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi të shkurtër në një portal interneti thekson se “shqiptarët më shumë se çdo kush kanë qenë të interesuar për ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë, me që ata nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh”.

Në reagimet e partive më të vogla shqiptare thuhet se operacioni lë hapsirë për të dyshuar se pushteti po shfrytëzon rastin si alibi para takimit të nivelit të lartë të Natos në Çikago se Maqedonia po lufton terrorizmin islamik.

Maqedonia e cila dëshiron një ftesë të shpejtë për anëtarësim në Nato, merr pjesë me rreth 150 ushtarë në misionin paqësor në Afganistan.

Ka reaguar komuniteti ndërkombëtar. Zyra e BE-së bën thirrje që në qetësi të pritet vendimi i drejtë i organeve gjyqësore.

Ambasada amerikanë në Shkup përmes një komunikate thekson se po i ndjek nga afër hollësitë rreth arrestimeve. Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të qetë dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor. Është me rëndësi, thuhet në komunikatë, që të gjithë të dyshuarit për këto vrasje të tmerrshme – pa marr parasysh identitetin apo përkatësinë e tyre etnike e fetare – të kenë proces të drejtë gjyqësor.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi të shkurtër në një portal interneti thekson se “shqiptarët më shumë se çdo kush kanë qenë të interesuar për ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë, me që ata nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh”.

Në reagimet e partive më të vogla shqiptare thuhet se operacioni lë hapsirë për të dyshuar se pushteti po shfrytëzon rastin si alibi para takimit të nivelit të lartë të Natos në Çikago se Maqedonia po lufton terrorizmin islamik.

Maqedonia e cila dëshiron një ftesë të shpejtë për anëtarësim në Nato, merr pjesë me rreth 150 ushtarë në misionin paqësor në Afganistan.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG