Lidhje

Maqedoni, 20 vjetori i pavarësisë nga ish-Jugosllavia

  • Zëri Amerikës

Maqedoni, 20 vjetori i pavarësisë nga ish-Jugosllavia

Maqedoni, 20 vjetori i pavarësisë nga ish-Jugosllavia

Maqedonia feston sot ditën e pavarësisë, duke inaguruar një monument të debatueshëm në kryeqytetin e vendit Shkup, veprim që mund të zemërojë Greqinë fqinje.

Maqedonia shënon 20 vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

Si pjesë e festimeve, qeveria po promovon projektin e riparimit të qytetit, të quajtur “Shkupi 2014”. Në qendër të festimeve është një shtatore 24 metra e lartë e Aleksandrit e cila është vendosur në sheshin qendror të Shkupit.

Zyrtarët grekë thonë se statuja e Aleksandrit, është një provokim dhe një përpjekje nga fqinji i tyre për të vjedhur një figurë të historisë greke. Zyrtarët maqedonas i kenë hedhur poshtë akuzat duke thënë se ata i kanë dhënë një emër të përgjithshëm shtatores, “Luftëtari mbi kal”.

Greqia pretendon se përdorimi i emrit ish republika jugosllave e Maqedonisë nënkupton ambicie territoriale kundër Greqisë. Maqedonia është emër i një rajoni të Greqisë verilindore.

XS
SM
MD
LG