Lidhje

Maqedoni: 30 ditë paraburgim pronarit të televizionit A1, Ramkovski


Maqedoni: 30 ditë paraburgim pronarit të televizionit A1, Ramkovski
Maqedoni: 30 ditë paraburgim pronarit të televizionit A1, Ramkovski

Gjykata themelore e Shkupit i caktoi masën e paraburgimit tridhjetë ditë pronarit të televizionit A1, Velija Ramkovski dhe pesëmbëdhjetë personave të tjerë, ndër ta drejtoresha e këtij televizioni dhe drejtues të kompanive pronë e zotit Ramkovski.

Ata akuzohen për fshehje taksash që kapin disa milon Euro, për pastrim parash dhe vepra kriminale.

Ndër 23 personat e ndaluar fillimisht nga policia kishte edhe shtetas të Kosovës dhe të Turqisë por autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tyre.

Avokati i manjatit të medias në Shkup është shprehur i habitur me këtë masë të gjykatës dhe e quajtur këtë një skenar të sajuar.

Televizioni A1 shihet si mjeti më i fuqishëm i informacionit dhe më me ndikim në Maqedoni. Kohët e fundit ky televizion është shprehur mjaft kritik kundër politikave të qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Shoqatat e gazetarëve kanë bërë thirrje që të mos pengohet puna e televizionit.

Biznesmeni Ramkovski është pronar edhe i tri gazetave të përditshme, ndër to Koha e Re që del në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG