Lidhje

Maqedoni, njoftohet viktima e parë me virusin AH1N1


Një 62 vjeçar nga Tetova, i shtruar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ka ndërruar jetë si pasojë e gripit

Në Maqedoni u njoftua për viktimën e parë nga virusi A H1N1, i njohur si gripi i derrave.

Një 62 vjeçar, nga Tetova, i shtruar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ka ndërruar jetë si pasojë e gripit; ndërkohë që sipas autoriteteve spitalore, ai vuante edhe nga sëmundje kronike.

Njëmbëdhjetë pacientë të prekur nga gripi në Maqedoni po kurohen në spital, njëri prej të cilëve njoftohet të jetë në gjendje më të vështirë.
XS
SM
MD
LG