Lidhje

Maqedoni: Ambasadori amerikan Riker nderohet me çmim


Maqedoni: Ambasadori amerikan Riker nderohet me çmim
Maqedoni: Ambasadori amerikan Riker nderohet me çmim

Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, i cili vepron në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë ka bërë të ditur se Çmimin për Lidership për vitin 2010 do t’ia japë Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker.

Instituti vlerëson se gjatë vitit 2010 Ambasadori Riker ka treguar një rol të jashtëzakonshëm në forcimin e kapaciteteve demokratike të Maqedonisë; ka kontribuuar për krijimin e besimit, tolerancës dhe një vizioni të qëndrueshëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai ka punuar në mënyrë të guximshme me autoritetet e Maqedonisë, shoqërinë civile dhe me qytetarët e këtij vendi mbi procesin e reformave institucionale, thuhet në deklaratën e Institutit.

Këshilli për ndarjen e çmimit poashtu vlerëson se Ambasadori Riker dhe ekipi i tij kanë ndikuar për qetësimin e tensioneve politike, duke ndihmuar vendin që të përqendrohet në ndërtimin e vlerave demokratike dhe të një shteti modern, gjatë kësaj periudhe të ndjeshme nëpër të cilin po kalon Maqedonia.


Të ngjashme

XS
SM
MD
LG