Lidhje

BDI në koalicion me LSDM


BDI, koalicion me LSDM
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:28 0:00

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që të bëhet pjesë e shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.

BDI-ja, pas shumë hamendjesh, vendosi të bëhet pjesë e një qeverie, siç e quan “reformiste, kohezive dhe integruese”. Por, formimit të qeverisë së re i paraprijnë shumë sfida.

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur përfundimisht që partia të jetë pjesë e qeverisë së re që do të drejtohet nga Lidhja Social Demokrate, duke hequr në këtë mënyrë dilemat rreth partneritetit me VMRO-DPMNE-në që zgjati për nëntë vjet. Qëndrimi i prerë i partisë më të madhe shqiptare vjen pas zhgënjimit dhe thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian që mandati për formimin e qeverisë t’i jepet shumicës parlamentare dhe që presidenti i vendit Gjorgje Ivanov ta rishqyrtojë vendimin e tij refuzues.

BDI-ja si faktor i përpilimit të përbashkët, siç thotë, të deklaratës së partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, që në opinionin publik njihet si platforma shqiptare, përsëritë se dokumenti u hartua dhe ideua në Shkup si përmbledhje e programeve zgjedhore të të gjitha partive parlamentare shqiptare dhe se në asnjë mënyrë nuk paraqet imponim nga asnjë faktor i jashtëm. BDI-ja po ashtu thotë se asnjë rresht i vetëm nga Deklarata nuk e cënon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë; se ajo është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk rrezikon në asnjë mënyrë integritetin e vendit dhe as karakterin unitar dhe rendin kushtetues të shtetit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se nëse presidenti nuk e ndryshon qëndrimin për dhënien e mandatit, do të shikohen mundësi të tjera ligjore për realizimin e synimit:

Janë çështje që kanë të bëjnë me kushtetutën, me rregulloren e parlamentit dhe ato duhet të shqyrtohen. Pasi u shterrën të gjitha debatet, BDI-ja njëzëri mori vendim”, tha ai.

Vendimi i BDI-së duket të jetë mirëpritur nga shumica e shqiptarëve në Maqedoni të cilët, sipas sondazheve janë kundër politikave të VMRO-së, e cila e drejtoi pushtetin për më shumë se dhjetë vjet në partneritet me partitë shqiptare, por këto të fundit të cilësuara si të nënrenditura.

Ekspertët ligjorë thonë se parlamenti duhet të mblidhet sa më parë në këto rrethana dhe të zgjedhë kryetarin e ri për të proceduar menjëherë më pas çështjen e kabinetit qeveritar:

Osman Kadriu shprehet se një afat prej 20-30 ditë mund të jetë i arësyeshëm, sepse afatet kushtetuese tashmë po kalojnë. “Duhet së ma shpejtë të thirret seanca e parlamentit, të formohet qeveria, sepse gendja e përshkallëzuar mund të marrë dimensione të tjera të rrezikshme për shtetin për qëndrueshmërinë dhe sigurinë”, thotë eksperti.

VMRO-ja e cila kishte biseduar me BDI-në po mbi platformën e njejtë para se bisedimet të zhvendoseshin në terrenin e LSDM-së, e quan atë “platformë e Tiranës, të hartuar në një shtet të huaj që synon federalizimin dhe ndarjen e Maqedonisë”.

Në mënyrë të njejtë është shprehur edhe Ministria e Jashtme ruse, duke akuzuar Shqipërinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian për “përpjekjet për krijimin e një Shqipërie të madhe”.

Rusia, kohët e fundit është treguar tepër e interesuar për të zgjeruar ndikimin e saj edhe në Maqedoni. Sipas një sondazhi të fundit, shumë maqedonas shpresojnë në ndihmat dhe politikat ruse, gati po aq sa tek Bashkimi Evropian.

BDI, koalicion me LSDM
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:28 0:00

XS
SM
MD
LG