Lidhje

Riçard Houit për vizitë në Shkup


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Houit, u bëri sot thirrje autoriteteve në Shkup që të miratojnë dhe zbatojnë rekomandimet e progres raportit të fundit të Komisionit Evropian, që janë përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe përmirësimi i gjendjes së medias dhe shprehjes së lirë. Këto janë kushte që Maqedonia, si vend me statusin “kandidat për anëtarësim”, të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Zoti Houit bëri mjaft kritika lidhur me gjyqësorin dhe reformat e ngecura.
XS
SM
MD
LG