Lidhje

Vllado Buçkovski dënohet me tre vjet burg


Prokuroria e akuzonte për përvetësimin të mbi dy milionë Eurove gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve

Vllado Buçkovski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe ish-ministër i Mbrojtes u dënua sot me tre vjet burg për shkak të shpërdorimit të detyrës në kohën kur ishte ministër.

Prokuroria e ngarkonte atë për përvetësimin në mënyrë të paligjshme të një shume prej mbi dy milionë Eurosh gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve ushtarake. Zoti Buçkovski e ka quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk ekziston asnjë dëshmi kundër tij; ndërkohë që ka paralajmëruar ankimimin tek Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore i dha tre vjet burg edhe ish-shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodija Stamboliski dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Mbrojtjes.

Vllado Buçkovski ishte kryeministër nga fundi i vitit 2004 deri në vitin 2006, kurse si ministër i Mbrojtjes shërbeu në periudhën e viteve 2001 dhe 2002-2004.
XS
SM
MD
LG