Lidhje

Maqedoni: Debate për buxhetin e vitit 2013

  • Isak Ramadani

Në Maqedoni po zhvillohen debate lidhur me buxhetin e vitit 2013. Qeveria ka propozuar rreth 2.5 miliardë Euro, dhe Parlamenti duhet ta miratojë buxhetin deri në fund të vitit. Por, partitë opozitare kanë paraqitur qindra amendamente të cilat e zvarrisin miratimin e buxhetit. Partitë opozitare shqiptare thonë se pushteti diskriminon zonat e banuara me shqiptarë, duke ndarë një përqindje tepër të vogël në raport me shumën e taksave që mbledh nga shqiptarët e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG