Lidhje

Maqedoni: Debate lidhur me angazhimin e shqiptarëve në administratë


Partitë shqiptare japin shifra të ndryshme në lidhje me numrin e shqiptarëve të përfaqësuar në administratën shtetërore dhe publike

Në Maqedoni, partitë politike po hyjnë në një fushatë, edhe pse ende herët, të zgjedhjeve vendore që mbahen vitin e ardhshëm. Partitë shqiptare japin shifra të ndryshme në lidhje me numrin e shqiptarëve të përfaqësuar në administratën shtetërore dhe publike, duke akuzuar kështu njëra tjetrën për gjendjen apo për manipulimet. Ndërkohë që Partia Demokratike Shqiptare thotë se numri i shqiptarëve të punësuar këto pak vitet e fundit është shumë herë më i vogël në krahasim me atë të maqedonasve, Bashkimi Demokratik për Integrim, nga ana tjetër përkundrazi thotë se shqiptarët janë më të avancuar për sa i përket punësimit.

XS
SM
MD
LG