Lidhje

Policia maqedonase, gaz lotsjellës kundër refugjatëve


Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës dhe plumbat prej gome për të sprapsur qindra refugjatë që përpiqeshin të kalonin gardhin ndarës nga ana greke e kufirit.

Zyrtarët maqedonas thanë se një grup emigrantësh dolën sot nga kampi dhe u vërsulën drejt gardhit, pasi ishin përhapur zëra se Maqedonia do të hapte kufirin. Kur policia maqedonase e përgënjeshtroi njoftimin, qindra emigrantë hipën mbi gardh, të tjerët filluan të qëllojnë me gurë duke thërritur që t’u lejohej të kalonin.

Policia tha se incidenti ndodhi në pikëkalimin e Idomenit në Greqinë veriore ku janë bllokuar që nga mesi i shkurtit mbi 10 mijë emigrantë dhe refugjatë, pasi vendet e Ballkanit mbyllën rrugën drejt Evropës Perëndimore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG