Lidhje

Arrestohet “Gjeneral Mimi” në Maqedoni


Organet maqedonase të rendit kanë arrestuar një grua e cila kishte mashtruar disa shtetas maqedonas se do t’u gjente punë në bazën ushtarake Bondstill në Kosovë.

34 vjeçarja e njohur si “Gjeneral Mimi” paraqitej në disa qarqe në Shkup në mënyrë të rreme si zyrtare në bazën Bondstill dhe nga muaji janar deri në qershor kishte arritur të mashtrojë 12 qytetarë të Shkupit nga të cilët kishte marrë rreth nëntë mijë Euro duke iu premtuar atyre punësimin.

Ky rast ishte bërë i njohur edhe mes zyrtarëve të lartë të Natos. Ndihmësi i sekretarit të pëtgjithshëm të Natos, Dirk Brengelman gjatë vizitës së fundit në Shkup e kishte ngritur çështjen para autoriteteve maqedonase.
XS
SM
MD
LG