Lidhje

Maqedoni, Gjermani - zbulohet një rrjet trafikantësh droge


Policia maqedonase në bashkëpunim me policinë gjermane kanë zbuluar rrjetin dhe kanë ndaluar një numër të dyshuarish në të dy vendet

Policia maqedonase në bashkëpunim me policinë gjermane kanë zbuluar një rrjet trafikantësh të drogës dhe kanë ndaluar një numër të dyshuarish në të dy vendet.

Në 7 qytete të Maqedonisë janë arrestuar 12 persona, nën akuza për përfshirje në trafikimin e drogës në Frankfurt të Gjermanisë, si dhe për pastrim parash të fituara përmes kontrabandës së lëndëve narkotike. Aksioni kundër të ashtuquajturës “Mafia e Frankfurtit” ka nisur që prej vitit të kaluar dhe në këtë qytet të Gjermanisë janë vënë në pranga 30 persona, prej të cilëve 19 shtetas të Maqedonisë.

Në Maqedoni, 6 persona dyshohen për shitjen direkte të drogës, kryesisht heroin, ndërkohë që 10 të tjerë dyshohen për përfshirje në aktivitetin e pastrimit të parave. Policia maqedonase, gjatë bastisjeve ka arritur të konfiskojë një sasi të vogël marihuane dhe mjete elektronike të përdorura për veprimtaritë kriminale.

Sipas autoriteteve maqedonase të rendit, droga blihej në Maqedoni dhe në vende të tjera të Evropës dhe paketohej për në Frankfurt.

XS
SM
MD
LG