Lidhje

Shtrirja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni


Përdorimi i shqipes në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Në prag të fushatës parazgjedhore në Maqedoni, dy partitë më të mëdha maqedonase kanë nxitur debate mbi shtrirjen e përdorimit të gjuhës shqipe. Opozita maqedonase vlerëson se shqipja duhet të përdoret edhe atje ku ka pakicë shqiptarësh se një gjë e tillë e mundëson kushtetuta. Por partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE shprehet kategorikisht kundër kësaj. Analistët mendojnë se kjo çështje do të mbizotërojë fushatën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Përdorimi i shqipes në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

​Përplasjet midis dy partive më të mëdha maqedonase në lidhje me shkallën e përdorimit të gjuhës shqipe nga shqiptarët e këtushëm, po ndiqen me interes nga analistët por dhe nga spektri politik në vend. Një deklaratë e kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev për shtrirjen e përdorimit të shqipes në gjithë Maqedoninë, përkatësisht atje ku jetojnë shqiptarë, ka nxitur reagime të fuqishme tek VMRO-DPMNE në pushtet. Kjo e fundit thotë se nuk do të lejojë që dikush të bëjë pazare në kurriz të interesave kombëtare maqedonase.

Analisti Daut Dauti mendon se paraqitjet e opozitës maqedonase bëhen për të joshur elektoratin shqiptar para zgjedhjeve, megjithëse ofertat politike që synojnë përmirësimin e marrëdhineve ndëretnike mirëpriten, sipas analistit i cili vlerëson se çështjet e mëdha duhet zgjidhur pa pasoja për komunitetin:

“Kam dyshime si shumë njerëz të tjerë se këto oferta ndonjëherë bëhen për shkak të joshjes së elektoratit; ndoshta mungon sinqeriteti, por duam të shpresojmë dhe besojmë se në Maqedoni gjithnjë e më tepër duhet të krijohet një vetëdije se rregullimi i marrdhënieve të brendsme ndëretnike, ndërfetare duhet të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme, në mënyrë që të mos ketë turbulenca politike, të cilat na ndodhin shpesh, thotë Daut Dauti.

Zoti Dauti vlerëson se kjo çështje do të jetë ndër ato që do të mbizotërojnë fushatën parazgjedhore:

“Mendoj se oferta të cilën e ka dhënë një subjekt politik, në rastin konkret LSDM-ja, edhe mund t’i kthehet asaj si bumerang, ndërkaq t’i ndihmojë nga ana tjetër, partisë e cila edhe me promovimin e saj dhe paraqitjen në skenën politike është e njohur si parti nacionaliste, radikale, thotë Dauti duke aluduar në VMRO-DPMNE-në.

Drejtuesi opozitar Zortan Zaev u shpreh para pak ditësh se shqipja duhet të mësohet në shkolla edhe atje ku ka një komunitet më të vogël shqiptarësh, siç është Prilepi, për shembull.

“Të zbatohen ligjet në praktikë në të mirë të qytetarëve, se ata nuk humbasin asgjë nëse dikush fiton ca të drejta më shumë”, u shpreh zoti Zaev.

Ndërkaq, vetë patitë dhe ekspertët e interpretojnë në mënyra të ndryshme atë që shkruan në kushtetutë në lidhje me përdorimin e gjuhëve. Shqipja, që në kushtetutë figuron si gjuha, të cilën e flasin njëzet përqind të popullsisë, përdoret nëpër komunat me shumicë shqiptare dhe në ato ku numri i shqiptarëve arrin në 20 përqind, por komunikimi me institucionet dhe i vetë pushtetit vendor me atë qendror vazhdon të jetë vetëm në maqedonisht.

XS
SM
MD
LG