Lidhje

Shkup: Grevë e Mjekëve të Klinikave Spitalore


Grevistët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov

Sindikata e mjekëve të Klinikave Spitalore në Shkup është hedhur në grevë; mjekët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit të tyre. Ministria më parë ka marrë vendim që mjekët të paguhen sipas numrit të kontrollit, apo trajtimit dhe operacioneve të pacientëve, që ka nxitur pakënaqësi të madhe në radhët e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë ka kërcënuar se do t’i dënojë mjekët grevistë me uljen e rrogave dhe ndërprejen e pagave nëse deri të hënën nuk kthehen në vendet e tyre të punës. Ndërsa autoritetet shëndetësore akuzojnë se greva ka prapavijë politike, mjekët e hedhin poshtë këtë. Autoritetet nuk kanë pranuar të ulen në bisedime me mjekët – grevistë, ndërkohë që këta të fundit thonë se veprimet e tyre kanë bazë ligjore dhe se do ta radikalizojnë grevën.
XS
SM
MD
LG