Lidhje

Gruevski fiton gjyqin ndaj Petkovskit


Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski fitoi gjyqin ndaj kryetarit të Partisë së Re Social Demokrate të opozitës, Tito Petkovski, i cili sipas një Gjykate të Shkupit ka shpifur dhe ka dëmtuar imazhin e kryeministrit.

Gjykata urdhëroi zotin Petkovski të paguajë dhjetë mijë Euro për shkak të komenteve të tij në shtyp se, në takimin e nivelit të lartë të Natos në Bukuresht në vitin 2008, kryeministri Gruevski kishte rënë dakord me referencën “Republika e Maqedonisë – Shkupi", si zgjidhje për çështjen e emrit të vendit. Kryeministri maqedonas ishte ankuar në gjykatë se akuzat i kishin shkaktuar shqetësime.

Ndërkohë, pala mbrojtëse e deputetit Petkovski tha se gjykata refuzoi të gjitha propozimet për të sjellë në gjyq dëshmitarë, të cilët në atë kohë ishin zyrtarë të lartë të vendit.
XS
SM
MD
LG