Lidhje

Maqedoni: Hyn në fuqi heshtja zgjedhore

  • Isak Ramadani

Sonte në mesnatë hyn në fuqi heshtja para zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Maqedoni.

Katër kandidatë garojnë për postin e presidentit. Ndërkohë, fituesi i zgjedhjeve pritet nga balotazhi i 27 prillit, kur mbahen edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Fushata po kalon me një gjuhë mjaft të ashpër dhe ofendime nga kundërshtarët politikë.
XS
SM
MD
LG