Lidhje

Maqedoni, Presidenti i përmbahet vendimit për mandatin


Maqedoni, presidenti i përmbahet vendimit lidhur me mandatimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Në Maqedoni, presidenti i vendit nuk po ndryshon vendimin në lidhje me mandatimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë. Kjo gjë duket se po e zhytë vendin në një krizë edhe më të thellë; partitë pretendente, megjithatë kanë mundësi kushtetuese që vetë ta thërrasin seancën e parlamentit dhe ta miratojnë kabinetin qeveritar, por kjo gjë, sipas vëzhguesve, do të mund nxiste trazira.

Maqedoni, presidenti i përmbahet vendimit lidhur me mandatimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Presidenti maqedonas Gjogje Ivanov nuk ka reflektuar nga vendimi i tij para pesë ditësh kur njoftoi se refuzonte t’ia japë mandatin shumicës së re parlamentare. Dhe kjo ka barë që kriza të thellohet edhe më tej. Sot ishte dita e fundit kur duhej shpallur data e zgjedhjeve vendore, por në mungesë të kryetarit të parlamentit, kjo nuk bëhet dot. Përbërja e re parlamentare e dalur nga zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk ka kryetar të ri për shkak të rrethanave të krijuara me mos-dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

VMRO-DPMNE, e cila nuk arriti ta formojë qeverinë, tash së bashku me zotin Ivanov, i cili po e ushtron madantin e dytë si president me mbështetjen e kësaj partie, por dhe me votat e elektoratit të Partisë Demokratike Shqiptare, thotë se platforma e partive shqiptare synon federalizimin dhe ndarjen e vendit. VMRO-ja e quan atë një platformë të hartuar në Tiranë dhe të rrezikshme për tërësinë territoriale të Maqedonisë. Në një vijë me VMRO-në është edhe Moska zyrtare, e cila akuzon Tiranën, Naton dhe BE-në “për përpjekjet për formimin e një Shqipërie të madhe”.

Kjo ka bërë që në qendër të Shkupit dhe nëpër qytete të tjera të mblidhen për çdo natë qindra dhe mijëra përkrahës të VMRO-së duke protestuar kundër gjuhës shqipe dhe duke hedhur parulla ofenduese kundër shqiptarëve.

Partitë pretendente për formiine qeverisë së re bëjnë thirrje për qetësi:

Thirrjet që krijojnë urrejtje ndërjet etnive nuk i ndihmojnë ardhmërisë evropiane të vendit tonë, as nuk ndihmojnë për një vend stabil dhe për adhmëri për të gjithë”, theksoi Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

BDI-ja si faktor i përpilimit të përbashkët, siç thotë, të deklaratës së partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, thekson se dokumenti u përpilua në Shkup si përmbledhje e programeve zgjedhore të të gjitha partive parlamentare shqiptare dhe se në asnjë mënyrë nuk paraqet imponim nga asnjë faktor i jashtëm. “Asnjë rresht i vetëm nga Deklarata nuk e cënon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thekson BDI-ja.

BE dhe SHBA i kanë bërë thirrje autoriteteve maqedonase që ta respektojnë kushtetutën dhe që mandati për forminin e qeverisë t’i jepet shumicës parlamentare.

Ndërkohë, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini ka njoftuar ministrat e jashtëm të vendeve të Unionit me pikëpamjet nga vizita e saj e fundit në Ballkanin perëndimor.

Zonja Mogherini pret nga Këshilli i ministrave dhe nga kryeministrat e vendeve të BE-së që të shprehin zotime të qarta për Ballkanin perëndimor për sa i përket të ardhmes së integrimit të tyre.

XS
SM
MD
LG