Lidhje

Takimi Gruevski-Cërvenkovski pa marrëveshje

  • Isak Ramadani

Dy politikanët vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me zgjedhjet e parakohëshme, të cilat i kërkon me ngulm opozita maqedonase

Takimi i sotëm midis dy drejtuesve të partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së dhe Branko Cërvenkovskit të Lidhjes Social Demokrate ka përfunduar pa marrëveshje. Dy politikanët vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me zgjedhjet e parakohëshme, të cilat i kërkon me ngulm opozita maqedonase.

Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE u ka thënë mjeteve të informimit se zoti Cërvenkovski kishte ardhur me ultimatume dhe si rrjedhojë nuk ishin diskutuar fare çështjet siç janë pastrimi i listave zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE-së për zgjedhjet.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar Branko Cërvenkovski ka hedhur kritika ndaj zotit Gruevski duke thënë se ai po sillej sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Parlament më 24 dhjetor.

Lidhja Social Demokrate dhe opozita maqedonase, pas dështimit të takimit do të vazhdojnë me demokracinë e rrugës, siç i quajnë ato, protestat e përditshme kundër pushtetit.

Opozita ka vendosur të përshkallëzojë veprimet pas shpërfilljes së kërkesës që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbaheshin së bashku me zgjedhjet vendore në muajin mars. Sherri midis dy partive maqedonase plasi gjatë një seance parlamentare më 24 dhjetor kur deputetët opozitarë u dëbuan me forcë nga shërbimet e sigurimit.

XS
SM
MD
LG