Lidhje

Shkupi analizon masa për të penguar dyndjen e refugjatëve

  • Isak Ramadani

Pas akteve terroriste në Paris, autoritetet maqedonase janë duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së një gardhi me gjemba në pjesët e kufirit ku kalojnë refugjatët nga Lindja e Mesme. Por, ekspertët mendojnë se qeveria në Shkup nuk duhet të ketë një qasje negative ndaj çështjes së refugjatëve. Në ditën ndërkombëtare të tolerancës, intelektualë dhe njohës rrethanash të sigurisë bënë thirrje për shmangien e qëndrimeve diskriminuese ndaj refugjatëve dhe imigrantëve.

XS
SM
MD
LG