Lidhje

Qindra imigrantët kalojnë nga Greqia në Maqedoni


Qindra refugjatë dhe imigrantë kanë kaluar me forcë nga Idomeni në Greqi, në territorin e Maqedonisë, duke thyer kështu mbylljen e rrugës ballkanike.

Disa qindra njerëz kanë hapur një shteg të posaçëm duke ecur për orë të tëra nëpër shi përmes Lumit të Thatë, ose Suva Reka.

Shumë prej tyre mbanin fëmijët në duar dhe sende të tjera ndërsa ecnin nëpër lum.

Policia maqedonase konfirmon se rreth 600 refugjatë kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni nga territori grek.

Sipas ministrisë së brendshme, forca të shumta policore dhe ushtarake janë duke menaxhuar situatën për t’i kthyer refugjatët mbrapsht në Greqi. Në anën tjetër, dhjetëra vullnetarë grekë dhe të huaj, kanë ndihmuar refugjatët të kalojnë sa më lehtë lumin duke lidhur një litar në të dy anët e tij.

Më herët gjatë ditës, policia ka gjetur trupat e pajetë të tre personave, që dyshohet se janë refugjatë të mbytur në lum, gjatë përpjekjes për të ikur nga Greqia në Maqedoni. Trupat ishin të një burri dhe dy grave afgane.

XS
SM
MD
LG