Lidhje

Maqedoni: Mosmarrëveshje mbi emërimin e guvernatorit të ri të bankës qëndrore


Maqedoni: Mosmarrëveshje mbi emërimin e guvernatorit të ri të bankës qëndrore
Maqedoni: Mosmarrëveshje mbi emërimin e guvernatorit të ri të bankës qëndrore

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov emëroi zëvendës-guvernatorin e tanishëm të bankës qendrore si guvernator të ri, të cilin duhet ta votojë Parlamenti. Por, Bashkimi Demokratik për Integrim, partia shqiptare që bën pjesë në qeveri, thotë se vendimi i presidentit është arbitrar, sepse nuk u këshillua me partitë politike. BDI-ja kërkon që ky post të mbahet nga një shqiptar. Siç njofton nga Shkupi korrespondenti ynë Isak Ramadani, asnjë nga ministritë të cilat konsiderohen si më të rëndësishmet, si ajo e Brendëshme, e Jashtme, apo e Financave nuk drejtohen nga shqiptarët.

XS
SM
MD
LG