Lidhje

Maqedoni: Në parlament kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

  • Isak Ramadani

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka njoftuar se të mërkuren do të nxjerrë në seancë kërkesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për shpërbërjen e Parlamentit dhe për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Sipas parashikimeve, nisma e BDI-së do të mbështetet gjerësisht nga partitë politike në Parlament, dhe në atë rast zgjedhjet e parakohëshme do të mbaheshin së bashku me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale më 27 prill. BDI-ja u bën thirrje partive më të vogla shqiptare për faktorizimin e votës së elektoratit shqiptar; përkatësisht që t’i bashkohen partisë më të madhe, në këtë rast BDI-së.

XS
SM
MD
LG