Lidhje

Maqedoni, ndërpritet regjistrimi i popullsisë


Maqedoni, ndërpritet regjistrimi i popullsisë
Maqedoni, ndërpritet regjistrimi i popullsisë

Në Maqedoni, të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë dhanë dorëheqjen dhe si rezultat është ndërprerë procesi i regjistrimit të popullsisë.

Ky vendim pason interpretimet e ndryshme të ligjit për regjistrimin nga anëtarët e Komisionit por edhe nga regjistruesit në terren.

Në të vërtetë, procesi është shoqëruar me vështirësi që lidheshin me numrin e pamjaftueshëm të regjistruesve dhe me probleme përsa i përket regjistrimit të shtetasve që nuk ndodhen në vend apo me dokumentet e nevojshme që duhet të kenë qytetarët gjatë regjistrimit.

Pritet që Qeveria e Maqedonisë në një seancë të jashtëzakonshme të marrë një vendim të ri lidhur me gjendjen e krijuar. Mendohet ndërkohë se Parlamenti mund të bëjë ndryshime të ligjit.

XS
SM
MD
LG