Lidhje

Maqedoni: Drejtues politikë shqiptarë përcjellin ngushëllime


Drejtuesit politikë shqiptarë në Maqedoni kanë shprehur keqardhje të thellë dhe ngushëllime popullit amerikan pas incidentit me armë zjarri në shkollën në Konektikat.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shkruan në një telegram ngushëllimi se "lëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dhimbjen e popullit amerikan, shqiptarët e ndjejnë thellë çdo herë dhe ndajnë hidhërimin e pafund me qytetarët amerikanë, në veçanti kur bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën në mënyrë të pakuptimtë humbin jetën fëmijë në një akt çmendurie njerëzore”.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demkratike Shqiptare Menduh Thaçi në një letër dërguar ambasadorit amerikan në Shkup Paul Wohlers u shpreh ngushëllime prindërve dhe familjeve të viktimave. “Në këto çaste të vështira për familjarët dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndajmë dhimbjen për shuarjen e jetës së viktimave të pafajshme”, shkruan zoti Menduh Thaçi.
XS
SM
MD
LG