Lidhje

Maqedoni, Takimi i 4 partive pa rezultat konkret


broll isak
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:35 0:00

Takimi i katër drejtuesve të partive kryesore në Maqedoni përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Ata miratuan një deklaratë të përbashkët ku thuhet se takimi synonte nxitjen e vlerave demokratike, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndërkohë që dënohet dhuna, pavarësisht nëse ajo bëhet për qëllime kriminale, apo politike. Drejtuesit e partive thanë se bisedimet për dorëheqjen eventuale të kryeministrit apo për një qeveri kalimtare, nuk ishin në rend dite të takimit të së enjtes, që zgjati rreth tre orë. Një takim i ri midis tyre do të mbahet të hënën.

Në takimin e organizuar nga ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily dhe shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav morën pjesë kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës Zoran Zaev, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Diplomatët perëndimorë në Shkup, kanë zhvilluar këto ditë takime intensive me krerët më të lartë shtetërorë dhe drejtuesit politikë në përpjekje për uljen e tensioneve pas ngjarjeve në Kumanovë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës që ka përfshirë vendin për muaj të tërë nga skandali i përgjimeve.

Ndërkohë, autoritetet maqedonase njoftuan se numri i personave të vrarë, që i përkisnin grupit të armatosur në Kumanovë, nuk është katërmbëdhjetë, siç kishin njoftuar fillimisht, por dhjetë. Një pjesë e medias dhe e opinionit publik i shohin me mosbesim njoftimet e autoriteteve në Shkup, në lidhje me ngjarjet në Kumanovë.

XS
SM
MD
LG