Lidhje

Maqedoni, paraburgim për ish-funksionarin e kundërzbulimit

  • Isak Ramadani

Maqedoni, paraburgim për ish-funksionarin e kundërzbulimit

Maqedoni, paraburgim për ish-funksionarin e kundërzbulimit

Organet gjyqësore maqedonase i kanë caktuar tetë ditë paraburgim Hisen Musliut, ish-funksionar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i dyshuar si falsifikator i dosjeve që rëndojnë zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim të kenë qenë bashkëpunëtorë të shërbimit sekret jugosllav – UDB.

Sipas njoftimeve të policisë maqedonase, Zoti Musliu e ka pranuar përfshirjen e tij në çështjen e dosjeve dhe se këtë e ka bërë për motive karrieriste dhe për të shlyer borxhin që thotë se ndiente ndaj Partisë Demokratike Shqiptare. Policia, gjatë bastitsjes në shtëpinë e Musliut, në kompjuterin e tij ka gjetur dosjet tashmë të përfolura dhe një fletëpagesë përmes së cilës ai i kishte dërguar të holla një ish-funksionari të lartë të UDB-së serbe.

Partia Demokratike Shqiptare e ka quajtur këtë, "një vepër të montuar të policisë", ndërsa mohon që zoti Musliu të ketë qenë këshilltar i saj për çështje të sigurisë.

Ndërkaq, zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim mohojnë se arrestimi i tij të jetë bërë në bazë të direktivave të tyre.

Çështja e lustrimit dhe e dosjeve ka krijuar mjaft debate sidomos midis partive politike shqiptare në Maqedoni. Organet përkatëse i kanë hedhur poshtë si të paargumentuara tre dosjet të cilat, persona fizik ia kishin dorëzuar Komisionit për Lustrim e që rëndonin Ali Ahmetin, Fazli Veliun dhe Musa Xhaferin si bëshkëpunëtorë të shërbimeve jugollasve.

XS
SM
MD
LG