Lidhje

Përgjimet, komisioni hetimor në ngërç

  • Isak Ramadani

Aktorët e dyshuar të skandalit nuk paraqiten për të dëshmuar. Sot ftesës së komisionit nuk iu përgjigj as ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov

Komisioni hetimor në parlamentin e Maqedonisë për skandalin e përgjimeve nuk po arrin të funksionojë ashtu siç është planifikuar, për shkak se deri më tani aty nuk janë paraqitur për të dëshmuar aktorët e dyshuar të këtij skandali. Të premten nuk i është përgjigjur ftesës as ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijalkov. Para tij, kanë refuzuar të paraqiten para këtij komisioni edhe kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i kabinetit të tij Martin Protugjer dhe ministri i Financave Zoran Stavrevski. Zoti Gruevski ka kërkuar një tjetër datë për të dëshmuar, ashtu siç ka bërë edhe ministri Stavrevski.

Në opinionin publik është krijuar përshtypja se zyrtarët e partisë VMRO-DPMNE do të përpiqen të zvarrisin punën e Komisionit hetues, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe reformat tjera që duhet të miratohen nga paketa e asaj që njihet si Marrëveshja e Përzhinës, e arritur me ndërmjetësimin e komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Skandali i përgjimeve u bë i ditur nga Lidhja Social Demokrate e opozitës në fillim të këtj viti. Opozita pretendon se janë mijëra regjistrime të bisedave telefonike, jo vetëm të zyrtarëve qeveritarë, e politik, por edhe të shumë qytetarëve të vendit. Mbajtës funksionesh qeveritare dëgjohen në këto biseda, duke folur për manipulime të ndryshme të zgjedhjeve, në biznese, media apo gjyqësor. Kjo thelloi krizën politike në Maqedoni, që ende nuk ka marrë fund.

XS
SM
MD
LG