Lidhje

Banorët: Autoritetet maqedonase, ndarje selektive të ndihmave


Pas përmbytjeve së të shtunës në rrethinat e Shkupit, autoritetet, organizata dhe individë po dërgojnë ndihma humanitare, por banorët ankohen se jo gjithmonë mund të arrijnë tek këto ndihma, ndërsa banorët e Hasanbegut thonë se autoritetet qeveritare në mënyrë selektive po bëjnë pastrimin e shtëpive dhe oborreve. Ndërkohë, shumë ngadalë po shkon evidentimi i dëmeve që pësuan banorët.

Pas përmbytjeve në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Banorët e Hasanbegut por edhe vëzhgues në fshatrat e përmbytura të Shkupit thonë se ndihmat e shtetit nuk po ndahen në mënyrë proporcionale dhe se prania e ushtrisë dhe ekipeve e mjeteve të mekanizuara për pastrimin e rrugëve e shtëpive si dhe ushqimi janë përqendruar në fshatin Stajkovcë të banuar me maqedonas. Hasanbegu, që është lagja periferike në lindje të Shkupit ka mbi 15 mijë banorë. Këto ditë nuk mungojnë vullnetarët e tubuar me vetëiniciativë për të ndihmuar banorët në pastrimin e shtëpive dhe oborreve nga balta. Ndërkaq, me kalimin e kohës shtohen shqetësimet për përhapjen e mundshme të epidemive si dhe kritikat ndaj ekipeve të specializuara por sidomos ndaj përfaqësuesve politikë.

Punoj në shtete të huaja dhe atje kam parë se pika e parë është mbrojtja civile. Kurse, këtu nuk funksionon. Nuk ka pasur as ndihma, as helikopterë, as mjete të tjera, për çka ky shtet thotë se është i përgatitur...”, thotë Mevlud Koka, banor.

Jo vetëm banorët por edhe ekspertët vlerësojnë se mungesa e infrastrukturës apo mirëmbajtja e saj ka lënë pasojat që këto vendbanime nuk i kishin përjetuar kurrë më parë.

Nazmi Abdyli, banor dhe aktivist fajëson në veçanti pushtetin lokal për mosinteresimin e mëhershëm për mirëmbajtjen e kanalit për kullimin e ujërave.

Ne kemi një kanal që mbledh ujërat atmosferikë dhe fekalë të krejt këtyre fshatrave dhe pushteti lokal kurrë s’ka pasë gatishmëri për pastrimin e tij që të mos vinte deri tek kjo gjendje. Në atë rast përmasat, do të thoja, do të ishin më të vogla sikur kanali të kishte qenë i hapur me kohë. Pjesa dërrmuese e popullatës është xhvendosur nëpër familjarë, ndërsa vetëm rreth 30 për qind e tyre ndodhen në fshat... nuk ka kurrfarë kushtesh. Përfaqësues të partive politike dhe pushtetit tash dalin, por e bëjnë për pikë politike. Tash është shumë vonë”, thotë Nazmi Abdyli, nga Hasanbegu.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe pasi të hiqet balta do të mbetet pluhur i ndotur nga përbërja e ujërave të zeza nga kanalizimi dhe se kontakti me të sjell rrezik nga sëmundjet ngjitëse.

Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq i Maqedonisë thotë se ka ndarë disa mijë paketa me ndihma në zonat e përmbyrura dhe se nuk bëhen dallime në baza etnike, fetare apo politike.

XS
SM
MD
LG